November 26, 2022
Portali Shprehja

Kovaçevski: Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes në Qytetin e Shkupit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp deklaroi se Këshilli Ekonomik pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sontme ka sjell vendim që ngrohja për qytetarët e Shkupit të filloj më 15 tetor.

“Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes për qytetarët e Shkupit, janë siguruar mjetet e nevojshme për ngrohje termike. I bëj thirrje Qytetit të Shkupit, Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Komisionit për mbrojtje nga konkurrenca që në afat sa më të shkurt të japin mendim pozitiv me çka do të krijohen kushte për funksionimin e EMV-së me ngrohtoret. Janë siguruar mjetet e nevojshme për sigurimin e energensëvë për ngrohje termike. Lidhur me energjinë elektrike, 80 për qind e subvencionojmë faturën për energji elektrike për 650 mijë amvisëri, ndërsa mbi 70 mijë kompani dhe subjekte tjera jurdike të ashtuquajtur konsumator të vegjël me qarkullim vjetor deri në 2 milion euro do të marrin rrymë elektrike të subvencionuar e cila do të jetë 3 herë më e ulët se ajo në bursë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Këshilli Ekonomik dhe Energjetik i Qeverisë vendosi sonte të fillojë procedurën për dhënien e licencës për prodhimin e energjisë termike nga tregu i rregulluar në përputhje me nenin 6 të Ligjit për Energji të ESM, njoftoi sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski.

.

Të Ngjajshme

Londra: Ushtria ruse po përballet me mungesë municionesh

Rusët bombardojnë qytetin industrial të Ukrainës, të paktën 13 të plagosur, mes tyre një adoleshent

Vitaminat dhe mineralet që janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga sëmundjet gjatë ditëve të ftohta

Leave a Comment