March 21, 2023
Portali Shprehja

KQZ regjistron PS dhe PL për zgjedhjet e 14 majit, shqyrtohet kërkesa e dy grupimeve të PD-së

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e 14 majit, Partinë Socialiste dhe Partinë e Lirisë.

Sa i takon Partisë Demokratike, Celibashi ka deklaruar se fillimisht do të bëhet një dëgjesë nga përfaqësues të të dy grupimeve pretendente dhe në fund do të shqyrtohet se cilit prej grupimeve i takon.

“Do të bëhet një dëgjesë dhe në fund do të shqyrtohet se cili nga grupimet do të zgjidhet. Nuk e ndajmë dot në mënyre paraprake pasi do të konsiderohet sikur po e paragjykojmë çështjen,” tha Celibashi.

Kush do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit: PD-ja e Berishës, apo e Alibeajt? KQZ i vë sot vulën debatit
Ndërkohë përfaqësuesi i grupimit të Berishës, Ledio Nuraj është shprehur se ata kanë dokumentcionin që parashikon kodi zgjedhor ndërsa kërkesa është depozituar në përputhje me kodin.

“Kemi dokumentacionin që parashikon kodi zgjedhor dhe kërkesa është depozituar në përputhje me kodin,” tha ai./OraNews.tv

Të Ngjajshme

Zelensky: Rusia do të mbajë përgjegjësi për çdo akt terrori kundër ukrainasve

admin

Dy tërmete të forta godasin Turqinë

admin

Raporti i DASH: Mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri

admin

Leave a Comment