15.1 C
Skopje
June 19, 2019
Offside

krahasimet me Hazard dhe ëndrra e Premier League, rrëfehet Pulisiç

Tact

Kristian Pulisiç mbërriti dje në Londër, ku u prezantua si lojtar i Çelsit. Në një intervistë për “Sky Sports”, sulmuesi amerikan  shpjegoi emocionet e të mbërriturit në futbollin anglez.

“Jam super i emocionuar që jam këtu, ende nuk munda besoj. Thjesht e pabesueshme. Nuk mendoj se pezullimi i merkatos ëshë një problem i madh për Çelsin. Ky klub ka lojtarë shumë cilësorë, mund të konkurrojmë në kampionat, kupa dhe Champions Leauge. Dua të tregoj aftësitë e mirë për të ndihmuar skuadrën. Dua të provoj që amerikanët mund t’ia dalin në Angli”

HAZARD – “Hazard është një lojtari i rrallë, do të isha i nderuar që të luaja me të. Do të shohim çfarë do të ndodhë, gjithsesi jam i kënaqur që jam një lojtar i Çelsit. Ndihem mirë kur njerëzit fillojnë të më krahasojnë me të”.

BORUSIA DORTMUND –“Kalova vite të mrekullueshme. Isha vetëm 15 vjeç dhe mësova shumë atje, mora mësime që do t’i përdor dhe këtu. Ai klub do të mbetet gjithmonë pranë meje”.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Rikthim i bujshëm? Juve përgatit ofertën për Pogba

shprehja

Tare nuk i ndahet kampionatit të preferuar, një makineri golash drejt Lacios

shprehja

Nejmar apo Grizman? Suarez e shpreh qartë dëshirën e tij!

shprehja