September 27, 2022
Portali Shprehja

Kreditorët duan 275 mln euro mbrapsht, pronarët e Interit nën presion! Nëse nuk e shesin dot deri në vitin 2024…

Raportet se Suning po kërkon të shesë Interin janë ringjallur sepse koha po ikën dhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të shlyer huanë prej 275 milionë euro qe pronaret zikalter i kane fondit Oaktree. Afat i caktuar brenda 20 muajve.

Gazeta Libero sot pohoi se pronarët e klubit i kanë dhënë Goldman Sachs mandatin për të gjetur një blerës të ri, por Il Sole 24 Ore – ekuivalenti italian i Financial Times – ka më shumë detaje.

Ky burim këmbëngul se lidhja me Goldman Sachs është ende e njëjta e krijuar dy vjet më parë, kur Suning ishte afër shitjes së Interit te BC Partners. Ndryshimi tani është se koha po mbaron, sepse atyre u kanë mbetur vetëm 20 muaj para afatit për të shlyer huanë prej 275 milionë eurosh të marrë nga fondi amerikan i investimeve Oaktree.

Ajo kredi është dhënë me një normë interesi 12 për qind. Suning gjithashtu duhet të paguajë obligacionet prej mbi 400 milionë euro me interes 6.75 për qind. E gjithë kjo, duke pasur parasysh se klubi po shkon me humbje, është e pamundur dhe biznesi në Kinë gjithashtu nuk është rikuperuar plotësisht që nga pandemia.

Prandaj duket se Suning do të duhet të shesë Interin deri në vitin 2024 ose të rrezikojë të njëjtin fat që kishte Yonghong Li me Milanin, kur ai dështoi në pagesat e huazimit dhe Elliott Management në mënyrë efektive riposedoi klubin e Serie A.

.

Të Ngjajshme

NATIONS | Italia hesht Budapestin dhe shkon në “final four”. Gjermania dhe Anglia, 6 gola dhe paqe (PAMJET)

admin

Konfirmohet prognoza e dhimbshme! Interi humbet “asin” e ekipit në muajin më të ngjeshur

admin

E BUJSHME | Kërkesa e ekzagjeruar e futbollistëve argjentinas drejtuar klubeve përkatëse përpara Botërorit!

admin

Leave a Comment