February 25, 2021
Portali Shprehja

Krejt dhe drejt – Iliria News Agency

Nga Muharrem Salihu

Gjithmonë e më shumë aktivistë politikë, media në hapësirën kombëtare dhe jashte saj, subjekte politike në Republikën e Serbisë, Shqipëri dhe Kosovë po ngrenë zërin, veç e veç dhe tok për tragjedinë tonë, spastrimin etnik të qetë që po konsumohet nepermjet pasivizimit të adresave. Beteja e jonë, e përditshme, konstante, cilësore dhe sasiore po jep efekt.

Ne nuk do ndalemi derisa ky spastrim të ndalohet dhe pasojat negative në shkuljen e mijëra shqiptarëve deri më sot në Medvegjë dhe nesër në Bujanovc e Preshevë, të anulohen. Gjendja duhet të rikthehet si në fillim dhe këta mijëra bashkëvendas duhet të kenë të drejta të restauruara. Mirpo për këtë duhet të jemi bashkë. Le ti lemë përrallat tragjike të dhjetë partive shqiptare në Luginë, që zërin e harxhojnë për sherre mes vedi, ndërsa nesër nuk do të ketë më shqiptarë.

Në arsenalin tonë të armëve politike vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare ka shumëçka për tu bërë. Unë nuk po ndihem më i vetëm apo me pak shokë. Kosova shumë shpejt do ta lerë këtë sportin e zgjedhjeve që nuk të mundësojnë të bësh politika kombëtare sepse do të ketë një qeveri të re. Kësisoj dhe në Shqipëri.

Jam i lumtur që në këto zgjedhje, thirrjes sonë për të rritur përfaqësimin e Luginës në Parlamentin e Kosovës i janë pergjigjur krejt partitë kryesore. Trimi i mirë me shokë shumë- vlen qe nga koha e Skënderbeut. Dhjetra mijë Luginasit në Kosovë, por dhe kosovarët në përgjithësi, diaspora, le të votojnë për kandidatët tanë në 14 shkurt!

Të Ngjajshme

S’janë respektuar masat – Iliria News Agency

admin

S’e shpjegoj dot si mund të votohet akoma kjo qeveri! – Iliria News Agency

admin

KQZ-ja pritet që sot të vendosë për rinumërim edhe të 58 vendvotimeve – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment