July 3, 2022
Portali Shprehja

Kremlini mohon akuzat për vjedhjen e grurit nga Ukraina

Kremlini përsëriti edhe njëherë pretendimet se forcat ruse nuk kanë vjedhur grurë nga Ukraina, sipas skynews.

Tact Watches

Në fillim të këtij muaji, ambasadori i Kievit në Ankara tha se blerësit turq ishin mes atyre që kishin blerë grurin që Rusia kishte vjedhur nga Ukraina, duke shtuar se ai kishte kërkuar ndihmën e Turqisë për të identifikuar dhe kapur individët përgjegjës për dërgesat e supozuara.

I pyetur në lidhje me komentet e Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu se Ankaraja do të hetojë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Duhet të pyesni ministrinë e jashtme. Rusia nuk ka vjedhur grurë.”

Muajin e kaluar, Vladimir Putin u tha udhëheqësve perëndimorë se ishte i gatshëm të diskutonte eksportimin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, për shkak të frikës për një mungesë globale ushqimore.

Më shumë se 20 milionë tonë drithëra janë bllokuar në kapanone në portet e Ukrainës.

.

Të Ngjajshme

Rina Balaj shfaqet sensuale dhe provokuese në pozat e reja

Nesër takim Kovaçevski-Mickoski

admin

Anija ndahet në dysh për shkak të stuhisë në brigjet e Hong Kongut – disa të zhdukur

Leave a Comment