November 29, 2021
Portali Shprehja

Kreu i KOM shpreh ngushëllime për familjet e viktimave nga aksidenti në Bullgari

Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në aksidentin e autobusit në Bullgari. Kryepeshkopi i KOM thotë se luten për viktimat, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë

“Me keqardhje e morëm lajmin për aksidentin e tmerrshëm të autobusit që ndodhi në autostradën ‘Struma’ në Republikën e Bullgarisë, ku jetën e humbën dyzetë e gjashtë udhëtarë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë. Duke bashkndjerë me dhimbjen e familjeve të viktimave, në emrin tim, si dhe në emër të klerikëve dhe të popullit fetar të Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut – Arqipeshkvia e Ohrit, shprehim ngushëllime të sinqerta, duke u lutur për shpëtim të shpirtrave të të vdekurve, ndërsa të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Kryepeshkopit t Ohrit dhe të Maqedonisë, z.z. Stefan.

Tact Watches

Të Ngjajshme

Në Spitalin “Pirogov” ka mbetur vetëm një person nga të lënduarit në aksidentin në Bullgari

admin

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 40-vjeçarja nga Struga

admin

(VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as që ka nisur

admin

Leave a Comment