November 29, 2021
Portali Shprehja

Kreu i Milanit kalon nga Fiorence, Ibrahimovic do ta nisë nga fillimi

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Milanit do të mbyllë të shtunën në Serie A. Pas përballjeve Atalanta-Spezia dhe Lazio-Juventus, prej orës 20:45, në Firence, vendësit do të presin liderët kuqezinj, të cilët kryesojnë renditjen bashkë me Napolin. Ky i fundit do të luajë të dielën në fushën e Interit.

Katër fitore dhe një barazim në derbin e Madoninës për Milanin, ndërsa Fiorentina ka humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Vjollcët kanë mbetur gjithsesi në zemër të zonës evropiane, në vendin e shtatë. Fiorentina është vetëm katër pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve për momentin.

Tact Watches

Italiano nuk mund të llogarisë Martínez Quarta dhe Milenkoviç të pezulluar, ndërsa Nastasic, Maleh dhe Pulgar janë të padisponueshëm. Saponara, Vlahovic dhe Callejon do të përbëjnë treshen e sulmit. Mbrojtja do të ketë Odriozola, Venuti, Igor dhe Biraghi, ndërsa në mesfushë pritet të luajnë Bonaventura, Torreira dhe Castrovilli.

Në kampin kuqezi, Ibrahimovic është favorit ndaj Giroud. Ai do të luajë përpara Leao, Brahim Diaz dhe Saelemaekers. Jashtë mbetet Rebic për probleme lëndimi. Konfirmohen në mesfushë Tonali dhe Kessiè, mes shtyllave Tatarusanu. Në mbrojtje Kalulu, Tomori, Kjaer dhe Theo Hernandez.

Ja formacionet e mundshme:
FIORENTINA (4-3-3): Terracciano; Odriozola, Venuti, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Castrovilli; Callejón, Vlahovic, Saponara.
MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Kjaer, Theo Hernández; Kessié, Tonali; Saelemaekers, Brahim Díaz, Leão; Ibrahimovic.

.

Të Ngjajshme

Totti nuk ka dyshime mbi Topin e Artë: “U mësuam me ata, por tani them…”

admin

2021 ka përfunduar për Lorenzo Pellegrini: 30-40 ditë pushim për kapitenin e Romës

admin

I “futi duart” gazetares sportive “live”, identifikohet autori. Mungon denoncimi

admin

Leave a Comment