January 31, 2023
Portali Shprehja

Krishtilindje: paqe 36 orëshe Rusi-Ukrainë

Vladimir Putin njoftoi një armëpushim në Ukrainë nga ora 12 e mesditës së 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit, raporton agjencia Interfax duke cituar Kremlinin. Këtë gjë, atij ia kish kërkuar orë më parë Erdogan, gjatë një telefonate mes tyre.

Rusia feston Krishtlindjet më 7 janar sipas kalendarit të vjetër.

Moska gjithashtu i bëri thirrje palës ukrainase të shpallë një armëpushim në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në shërbimet në prag të Krishtlindjeve dhe në ditën e festës.

“Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzova Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë që të zbatojë një armëpushim përgjatë vijës së frontit nga ora 12:00 e datës 6 janar deri në orën 24:00 të datës 7”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

“Për shkak të faktit se një numër i madh ortodoksësh jetojnë në zonat e armiqësive, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë një armëpushim dhe t’i lejojë ata të marrin pjesë në shërbimin e Krishtlindjes, si dhe në ditën e Krishtlindjes”, shtoi ai.

Shumë të krishterë ortodoksë në Rusi dhe Ukrainë ndjekin kalendarin e vjetër dhe festojnë Krishtlindjet në 6-7 janar.

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, më herët i bëri thirrje Moskës dhe Kievit që të vazhdojnë me një armëpushim në Ukrainë me rastin e Krishtlindjeve.

“Unë, Kirill, Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë, u bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin vëllavrasës që t’u bëjnë thirrje atyre të vendosin dhe të vulosin një armëpushim të Krishtlindjeve nga ora 12:00 e datës 6 janar deri në orën 00:00 të datës 7 janar”, tha ai në një mesazh të postuar në faqen e internetit të Kishës.

Sipas tij, i cili është i afërt me presidentin Vladimir Putin, armëpushimi duhet të shërbejë në mënyrë që “ortodoksit të mund të marrin pjesë në shërbimet e natës së Krishtlindjes dhe të Krishtlindjes” në Ukrainë.

Më herët, sipas Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan se Moska ishte e hapur për dialog me Ukrainën, por Kievi duhet të pranojë humbjen e territorit të pretenduar nga Rusia.

“Aksioma: pse do të jetë e pamundur të arrihet një marrëveshje me Federatën Ruse?”, shkroi Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak në Tëitter.

“Federata Ruse (Putini) me fjalën ‘bisedime’ i propozon Ukrainës dhe botës që të njohin të drejtën e saj për të pushtuar territore të huaja dhe të vendosin mungesën e pasojave ligjore për vrasjet masive në tokë të huaj. Është absolutisht e papranueshme”, shtoi ai.

Të Ngjajshme

“Poshtë Zajednica”, protesta kundër formimit të Asociacionit

admin

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

admin

Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim

admin

Leave a Comment