May 22, 2022
Portali Shprehja

Kritikoi Super League, por UEFA po tenton të bëjë edhe më keq! Plani i Champions

Ndryshon Champions League? Sipas te gjitha gjasave po. Në pritje të një njoftimi zyrtar, “The Times” ka zbuluar disa detaje se si do të jetë ky format i cili është marrë si vendim nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Probleme të reja për UEFA-n, probleme të reja për Champions League, probleme të reja për klubet që kanë të drejtë të marrin pjesë ne kompeticion. Megjithatë, si gjithmonë, humbet vetëm pasioni i fansave. Ceferin është në kërkim të një zgjidhjeje pasi klubet u kthyen kundër propozimit i cili mesa duket nuk i pëlqeu askujt.

Tact Watches

Duke filluar nga viti 2024, formati i ri do të shkojë nga 32 në 36 ekipe dhe do të ketë tetë ndeshje të garantuara në grup në vend të gjashtë që kanë qënë deri më sot. Dy nga katër vendet shtesë do t’u jepen vendeve që kanë arritur rezultatet më të mira në kupa në sezonin e kaluar.

Sipas asaj që rezulton, do të shpërblehen dhe ato ekipe që kanë bërë mirë në kupat e ligave të tyre përkatëse. Zgjedhjet u arritën përmes një kompromisi me klubet dhe me idenë për t’u larguar sa më shumë nga formati elitar i Superligës.

Sipas “Times”, në fund të fundit, dy nga katër skuadrat shtesë që do të marrin pjesë në New Champions do të zgjidhen sipas një kriteri ekskluzivisht “meritokratik”.

Duke qenë se praktikisht asnjë klub nuk i është bashkuar propozimit të UEFA-s, Ceferin po përpiqet të gjejë një kompromis me të njëjtat klube. Për shembull, ai koeficient historik dhe i meritës mund të modifikohet për të vendosur se si të caktohen vendet në garat evropiane.

Në mënyrë të detajuar, do të përdoret një formulë për të llogaritur se cili vend ka marrë rezultatet më të mira në kompeticionet evropiane: pikët totale pjesëtuar me numrin e ekipeve në garat evropiane. Një sistem koeficientësh që lidhet vetëm me performancën dhe jo me historinë, me renditjen e UEFA-s të pesë viteve të fundit ose me blazonin e klubeve.

.

Të Ngjajshme

“Thonin se Inter-i ishte favorit, dua t’i dëgjoj tani”, Theo: Dua të falënderoj një njeri

admin

Super Mario Balotelli realizon tre gola në 11 minuta (Pamjet)

admin

“Gjunjëzoi PSG-në dhe klubin më të fortë në botë”, Lizarazu: Nuk e kisha parë kurrë këtë

admin

Leave a Comment