October 2, 2022
Portali Shprehja

Kriza energjetike ka përplasur sërish LSDM-në dhe VMRO DPMNE-në

Gazetare: Ajnur Bafqari

Kriza energjetike ka përplasur partitë. Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet facebookut akuzoi Qeverinë se energjia elektrike tepricë e natës shitet më lirë se çmimi real i saj. Marija Miteva nga VMRO DPMNE tha se posedojnë prova që dëshmojnë se në një kompani që ka blerë rrymën është i punësuar një kuadër i LSDM-së.

“Dyshja Kovaçevski e solli krizën energjetike në gjendje të përshkallëzimit, krimi dhe paaftësia e dyshes Kovaçevski grabit qytetarët dhe ua shet energjinë elektrike të lirë të prodhuar në Maqedoni tregtarëve të cilët më pas e rishesin për fitime të mëdha. Ne kemi prova të reja për këtë. Për periudhën prej 1 deri më 5 gusht, tepricat e natës i shet me çmim prej 245 euro për Megavat për orë, ndërsa për të njëjtën periudhë çmimi i energjisë elektrike të HUPX është 372 euro për. Diferenca, pra fitimi që ka vënë në xhep një tregtar është 158.550 euro”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Ndërsa social demokratët vazhdojnë akuzat se në kohën kur me ELEM-in drejtonte Hristijan Mickoski, energjia elektrike është blerë me çmim shumë të shtrenjtë edhe kur nuk kishte krizë energjetike.

“Mickoski si drejtor I ELEM-it blente energji elektrike me çmim për tre-katër herë më të lartë se çmimi i tregut. Në kohën e tij energjia elektrike u rrit për 100 përqind, ndërsa kjo ka ndodhur në një kohë kur nuk kishte asnjë krizë”, thonë nga LSDM-ja.

Nga kjo parti theksojnë se qeveria po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbutjen e goditjes nga kriza. Ndërkohë nga EMV thonë se bashkëpunimi rajonal për ballafaqimin me krizën energjetike do të zbatohet përmes shoqërisë aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtojnë se bëhet fjalë për projekte të dakorduara brenda Ballkanit të Hapur dhe forma të tjera të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Kosovë/ Ndërpritet greva, mësimi fillon të hënën, më 3 tetor

Greqia nuk ka punëtorë! Kërkohet ndihmë nga Shqipëria

Gjermanët llogaritën sa kushton rritja e fëmijëve deri 18-vjeç, kjo është shifra

Leave a Comment