January 17, 2021
Portali Shprehja

Kriza totale te PSG, kronikë e një “divorci” të paralajmëruar me Tuchel

Humbje e PSG ndaj Leipzig, çka zyrtarizon fillimin më të keq në Ligën e Kampionëve, në historinë e ekipit parizien, që nga ardhja e sheikut në krye të klubit. Kjo situatë nuk ka kaluar pa u vënë re nga shtypi francez. E përditshmja “L’Equipe” ka kritikuar qasjen e Thomas Tuchel dhe mungesën e tij të reagimit. Përkundër faktit se pjesa e parë ndaj Leipzig ishte më e mira, që PSG ka zhvilluar në këtë Champions, duke shijuar avantazhin e përkohshëm 0-1, vendimet e trajnerit gjerman vazhdojnë të tërheqin kritika.

Nga njëra anë, “L’Equipe” vë në dyshim arsyet pse Tuchel rirreshtoi dje Marquinhos si mesfushor dhe Danilo Pereiro si qendërmbrojtës. Portugezi, i cili kishte dalë mirë në mbrojtje deri dje, vuajti nga sulmet e Forsberg gjatë gjithë pjesës së dytë, duke u treguar i ngadaltë në spastrimin e prapavijës. Ai ka treguar se është një mesfushor dhe jo një mbrojtës qendror. Nga ana tjetër, media franceze fajëson Tuchel për ndryshimet, pas dëbimit të Gueye. PSG mbeti me dhjetë lojtarë dhe ish-trajneri i Dortmund vendosi të ndërhyjë në mbrojtje.

“Le Parisien”, burimi kryesor i informacionit të PSG, ka qenë më e fuqishme se “L’Equipe” dhe njofton se Tuchel i ka orët e numëruara në Paris. Marrëdhënia e tij e keqe me klubin, deklaratat e djeshme të Leonardo se Danilo është mesfushor dhe jo mbrojtës qendror, paralajmërojnë se po përballemi me ditët e tij të fundit në Paris.

Humbja e PSG nuk është një dramë për nënkampionin aktual në Europë, megjithëse shkakton alarme në kryeqytetin francez. Sidoqoftë, duke supozuar që Verratti, Neymar, Icardi dhe Mbappé do të kthehen, pas angazhimeve të kombëtareve, një fitore minimale në “Parc des Princes” kundër Leipzig mund të jetë e vlefshme për të rimarrë pozicionin e dytë të grupit, që e mban aktualisht ekipi gjerman. Humbja mund t’i kushtojë Tuchel punën e tij, marrëdhënia e të cilit me Leonardo është gjithnjë e më e ftohtë dhe e largët.

 

.

Të Ngjajshme

BARELLAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!! Bastoni si Beckham, asist 60 metra. Juventusi totalisht i dominuar (VIDEO)

admin

Në Anfield nuk ka gola dhe fitues! Manchester United ruan kreun, Liverpool zbret i treti

admin

Stambolli mban frymën! Mungon vetëm pak nga zyrtarizimi i Ozil te Fenerbahce. Kontrata e tij si “faraonët”

admin

Leave a Comment