September 29, 2022
Portali Shprehja

Kriza zikaltër vjen edhe nga sulmi, Correa është një enigmë për Inzaghin

Lautaro Martinez numëron sekondat që e ndajnë nga momenti në të cilin “binjaku” belg do t’i kthehet në krah. Kur “Lu-La” shkëlqen, qielli i Interit është krejtësisht tjetër. Për momentin, “Toro” po vëren gjithashtu problemet e vjetra të partneritetit me Edin Dzeko dhe Joaquin Correa.

Të gjitha tashmë janë parë gjerësisht në ulje-ngritjet e zikaltërve sezonin e kaluar. Në fund të fundit, sulmi i Interit ka probleme të shpërndara dhe nuk është rastësi që të shtunën ia doli vetëm me një lojë të improvizuar nga dy mesfushorë: Barella dhe Brozo. Mungon loja harmonike, çka po e kërkon ende Inzaghi.

Mbi të gjitha, sulmuesi i katërt i skuadrës i lë atij disa dyshime në rritje. Prej shumë kohësh Correa duket të jetë një lojtar krejtësisht i ndryshëm në krahasim me atë të kërkuar aq fort nga Simone sezonin e kaluar. 31 milionët e shpenzuar për ta rrëmbyer nga Lazio dhe paga 3.5 milionë euro deri në vitin 2025 do të kishin merituar një kontribut krejtësisht tjetër nga ai i dhënë deri më tani nga argjentinasi.

Mes lëndimeve, gabimeve dhe disa aludimeve të shpërndara aty-këtu, sezoni i parë i Correa në “San Siro” ishte shumë nën pritshmëritë. Ky fillim i sezonit të ri me dy gola në katër ndeshje (një e treta e gjashtë golave të shënuar në të gjithë kampionatin 2021-2022), ndonëse në sfidat me vështirësi të reduktuara ndaj Spezias dhe Cremonese, sugjeroi një moment të ndryshëm për të ardhmen e afërt.

Dukej agimi i një Correa të ri, rizbulimi i Joaquin-it të vërtetë. Por paraqitjet e fundit kanë rindezur treguesin e dyshimit. Në derbin e Madoninës, ndaj Bayernit dhe Torinos, argjentinasi ka çaluar shumë. Ata dy gola erdhën në gjuajtjet e vetme në portë në gjashtë paraqitje dhe 171 minuta të kaluara në fushë.

E shtuna nuk ishte një detyrë e lehtë për të zënë vendin e një Dzeko “të shurdhër”, pasi inercia e ndeshjes ishte e gjitha me “granatat”, por “San Siro” pa lojtarët të hynin me një zjarr më të madh… Megjithatë, krahasuar me sezonin e kaluar, Correa të paktën garanton besueshmërinë fizike dhe kjo jep njëfarë shprese.

Nëse nesër në Plzen Lautaro do të jetë me meritë në formacion, Inzaghi reflekton për partnerin më të mirë të tij. Dzeko duket se vazhdon të jetë përpara, ndërsa Correa i duhet më shumë angazhim për të startuar.

.

Të Ngjajshme

Juventus-Inter pakt? Vizita e Andrea Agnellit te selia e Steven Zhang: ja për çfarë folën!

admin

“Jemi njerëz të sëmurë dhe të vegjël” Familja e Ronaldos reagon ndaj Portugalisë!

admin

Thotë mjaft dhe e lë futbollin në moshën 35-vjeçare: kampion evropian me Chelsean e Di Matteos

admin

Leave a Comment