May 23, 2022
Portali Shprehja

Kroos merr meritat: Unë e këshillova Ancelottin për zëvendësimet, që sollën fitoren e madhe

Toni Kroos ka zbuluar se ai luajti një rol në fitoren e jashtëzakonshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester City, brenda dhe jashtë fushës, me mesfushorin gjerman që këshilloi Carlo Ancelottin për zëvendësimet në pjesën e dytë.

Të gjithë mbetën pa fjalë nga ajo që ndodhi në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu”. Dygolëshi i Rodrygo e dërgoi ndeshjen në shtesë. Braziliani kishte zëvendësuar kampionin e botës, Kroos, në minutën e 68-të.

Tact Watches

32-vjeçari kishte pasur pak ndikim në lojë përpara zëvendësimit, me 22 minuta të mbetura lojë. Megjithatë, ai ishte i lumtur që e ndihmoi Ancelottin kur ishte fjala për të ndikuar me ndërhyrjet nga pankina.

Kroos i tha DAZN: “Vetë trajneri kishte disa dyshime se cilin do të aktivizonte dhe cilin jo. Ne (lojtarët e Madridit) të gjithë kemi parë disa ndeshje futbolli të Manchester City vetë.

Kjo na lejonte të shkëmbenim disa ide. I sugjeruam Ancelottit diçka dhe e gjitha shkoi shumë mirë. Ishte e jashtëzakonshme. Në fund ai vendos, por sigurisht që i intereson mendimi ynë”.

 

.

Të Ngjajshme

“Çfarë do të më kishte thënë Mino?”, Ibrahimovic: Të vjedhim sa më shumë të mundemi

admin

Barcelona e mbyll me humbje, gafë e pabesueshme nga Traore (Pamjet)

admin

“Do të luaj me fituesin e Championsit”, ylli arrin marrëveshjen me Real-in dhe Liverpool-in

admin

Leave a Comment