June 27, 2022
Portali Shprehja

KRRE i merr liçencën BEG-ut

Gazetar: Ile Petrevski

Tact Watches

Askush nuk mund të garantojë furnizimin e gazit natyror në Maqedoni. Është çështje gjeopolitike. Kështu deklaroi kryetari i Komisionit Rregullativ Energjetik, pasi publikoi vendimin për heqjen e licencave të Balkan Energy Group. Pikërisht çmimi i lartë i gazit natyror, që kërkohet për prodhimin e energjisë termike është arsyeja pse kompania private hoqi dorë nga biznesi, dhe tashmë shteti detyrohet ta marrë në duart e veta. Sipas njoftimeve çmimi i ngrohjes qendrore do të rritet në të ardhmen.

“Situata është e rëndë. Do të kemi apo jo varet në radhë të parë nga vendimi i disa të tjerëve, varet nga gjeopolitika. Nëse dikush vendos të ndërpresë furnizimin, do ta ndërpresë, dhe një nga alternativat tona është që gazi të vijë në Maqedoni nga Greqia përmes Bullgarisë”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Kushdo që është në detyrë, qoftë koncesionari i ri apo BEG-u, detyrimi është të ketë rezerva për 15 ditë karburant alternativ, në këtë rast është prodhimi i energjisë termike nga mazuti. Rregullatori edhe një herë udhëzoi qeverinë, ajo përmes EMV-së, të marrë përsipër punën e BEG-ut dhe të vazhdojë prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin e qytetarëve të Shkupit me ngrohje. Nga mesi i janarit, kur çmimet e gazit natyror filluan të thyejnë rekorde, BEG-u tha se nuk kishte para për të blerë gazin e nevojshëm për të prodhuar energji termike. Në këtë temë pati një përplasje verbale mes kryetares së Shkupit Danella Arsovska dhe ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, se kush duhet ta marrë përsipër menaxhimin e ngrohjes qendrore në kryeqytet. Qeveria në periudhën në vijim pritet të shpallë tender për përzgjedhjen e kompanisë që do të hyjë në biznesin e energjisë termike në Shkup. /alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Anijet shkaktojnë ndotjen e liqenit të Ohrit

Çfarë dimë deri tani për fisin më të izoluar në botë?

Ikja e të rinjve boshatis tregun e Kumanovës

admin

Leave a Comment