August 17, 2022
Portali Shprehja

Kryebashkiaku i Kievit: Nuk shoh dritë në fund të tunelit

Vitaly Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, ka pranuar se po lufton për të parë një fund të afërt të luftës me Rusinë.

Në një intervistë me programin e lajmeve në gjuhën uellsiane të BBC-së, Newyddion S4C, Klitschko thotë se “nuk e sheh dritën në fund të tunelit”, por “shpreson që lufta të mos vazhdojë me vite”.

Ai theksoi se nuk mund të ketë kompromis me Rusinë për të arritur këtë qëllim, megjithatë, duke thënë se nuk është “kompromis” të “heqim dorë nga territori ynë”.

I pyetur nëse ai mendon se Perëndimi – përfshirë Britaninë e Madhe – duhet të ofrojë më shumë mbështetje dhe trupa në terren për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, Klitschko thotë se trupat britanike mund të nevojiten nëse situata përkeqësohet.

“Ne po mbrojmë jo vetëm familjet tona. Ne po mbrojmë jo vetëm fëmijët tanë. Ne po ju mbrojmë. Të gjithëve në Perëndim”.

Tani për tani mjaftojnë “vetëm armët” nga partnerët ndërkombëtarë, shton ai, por kjo mund të ndryshojë.

 

.

Të Ngjajshme

Anderson merr 300 mesazhe kërcënuese

FIFA pezullon Indinë nga garat e futbollit

Kasami: BDI për 20 vite nëpërkëmbi veteranët e UÇK-së, shkeli mbi dinjitetin e tyre

admin

Leave a Comment