February 8, 2023
Portali Shprehja

Kryediplomati i Togos tërheq njohjen e Kosovës

Kryediplomati i Togos Robert Dussey, që para 8 vitesh ia kishte konfirmuar Kosovës njohjen e pavarësisë, sot në Beograd paturpësisht ka thënë se është tërhequr vendimi për njohje.

“Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, një Serbi që është unike. Një Serbi që e bart flamurin për të gjithë popullin e saj në tërë territorin e saj. Më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, kjo tërheqje është definitive. Edhe ne jemi sot mes miqsh, miqtë jeni ju” ka thënë Dussey.

Këtë ai e ka bërë në një deklaratë në gjuhën frënge, gjatë konferencës për media me homologun e tij serb Ivica Daçiq.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po ashtu ka takuar diplomatin afrikan.

“E çmojmë lartë mbështetjen e këtij vendi të rëndësishëm afrikan për rujatjen e integrtetit dhe tërësisë së Serbisë në pajtim me normat e së drejtës ndërkombëtare” ka shkruar në Instagram Vuçiq. Ai s’ka përmendur se Togo ka tërhequr njohjen.

Togo shtrihet në pjesën perëndimore të Afrikës, ka mbi 7 milionë banorë dhe është anëtare e Kombeve të Bashkuara nga 20 shtatori 1960.

Në vitin 2014, Ministria e Jashtme e Kosovës e kishte raportuar njohjen nga Togo si të 107’ën për vendin.

.

Të Ngjajshme

Ekipi i FSK-së shpëton një fëmijë 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi

Simptomat e sulmit në zemër?!

Tërmetet më vdekjeprurëse të shekullit XXI

Leave a Comment