January 17, 2021
Portali Shprehja

Kryemadhi: LSI ka një strategji të qartë për të ndryshuar realitetin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, nga Durrësi, ku zhvilloi mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së së qarkut, deklaroi se shqiptarët kanë nevojë për shpresë, ndërsa shtoi se LSI ka një strategji të qartë për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Durrësi ka qenë gjithmonë lokomotivë në ndryshimin e realiteteve dhe sistemeve. Shqiptarët duan sot arsim më të mirë, shëndetësi cilësore, për të pasur punë dhe me paga të mira. Shqiptarët sot janë pa shpresë. Ndryshe nga propaganda, shqiptarët sot kanë shëndetësi të shtrenjtë. Durrësi ka nevojë për frymë të ndryshimit.

Rama vazhdon të japë koncesione. Janë rritur çmimet në mënyrë katastrofike. Shqiptarët sot duan shpresë dhe LSI do rigjallërojë jetën e qytetarëve me planin e saj strategjik e ekonomik për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. Ne jemi të vendosur për të rritur ekonominë e qytetarëve”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se qytetarët, duke votuar LSI-në, do të votojnë në fakt për të ardhmen.

“Premtimet e Ramës janë një maskë. Ne duhet t’ju kthejmë besimin qytetarëve. Duke votuar LSI-në, do të votojnë të ardhmen. Sot në Durrës, por edhe në qarqe të tjera jemi optimistë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur”, u shpreh Kryemadhi.

Të Ngjajshme

Zvicra i ashpërson masat | Iliria News Agency

admin

Botohet libri “Kronika nga Lugina” nga autori Baki Rexhepi

admin

Sulmet e filoserbit të Tiranës ndaj BE dhe shembulli i sheshit ‘Maidan’

admin

Leave a Comment