November 28, 2020
Portali Shprehja

Kryemadhi rikonfirmohet si kryetare e LSI

Monika Kryemadhi është rikonfirmuar në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke e udhëhequr këtë forcë politike në sfidën e 25 prillit pas rreth 4 vitesh në opozitë. 42 mijë e 800 anëtarë kanë votuar pro emrit të Kryemadhit, e cila ishte e vetme në garë.

Monika Kryemadhi është rikonfirmuar si kryetare e LSI, tashmë me një mandat të plotë.

Ajo mori drejtimin e LSI me 29 qershor 2017 pas dorëheqjes së Petrit Vasilit.

Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi.

1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme.

Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te LSI njoftoi se vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.

Silva Caka: Një falenderim i veçantë i shkon anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit për menaxhimin e një procesi në përputhe me rregulloren, urdhrat dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Inkurajojmë grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të shtunën Lëvizja Socialiste për integrim zhvilloi zgjeddjet për forumet drejtuese, ndërsa sipas të dhënave të kësaj force polItike, morën pjesë më shumë se 45 mijë anëtarë.

Të Ngjajshme

Dita e Pavarësisë, Pompeo uron shqiptarët “në emër të qeverisë së SHBA-ve dhe popullit amerikan”

admin

Presidenti Meta: “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”

admin

Ankohet Bekim Jashari: Ka dështuar shteti me Kullat e familjes Jashari

admin

Leave a Comment