November 28, 2022
Portali Shprehja

Kryeministri britanik përballët me Lavrov në samitin e G20: Largohuni menjëherë nga Ukraina

Një përballje e ashpër është regjistruar gjatë samitit të G20, ku kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak u përball me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov të cilit i tha se rusët duhet të largohen menjëherë nga Ukraina dhe t’i japin fund luftës barbare.

Në përballjen e parë mes kryeministrit britanik dhe një drejtuesi të lartë rus, që nga nisja e luftës, Sunak u shpreh se regjimi i Putin e ka kthyer Rusinë në një shtet të izoluar dhe premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre, nuk duhet të sulmojnë civilët dhe të kërcënojnë me armë bërthamore”, tha mes të tjerash gjatë fjalimit të tij Sunak.

Lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili iu bashkua samitit përmes një videokonference u shpreh se ka ardhur momenti që lufta të ndalet, por sipas tij, paqja mund të arrihet vetëm atëherë kur të gjitha trupat ruse të tërhiqen nga tokat e pushtuara.

“Kievi nuk do të bëjë kompromis me sovranitetin, territorin dhe pavarësinë në këmbim të paqes”, tha Zelensky, i cili gjithashtu kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve të luftës.

Më herët, Kievi përshëndeti dhe kritikat e Kinës kundër kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore, pasi takimit që presidenti i SHBA, Joe Biden zhvilloi me liderin kinez Xi Jinping.

.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment