August 11, 2022
Portali Shprehja

Kryeministri spanjoll viziton nesër Tiranën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të vizitojë nesër Shqipërinë.

Sipas burimeve nga kryeministria, ditën e nesërme rreth orës 11:00 ai pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe të mbajnë një konferencë për shtyp.

Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.

Turneu parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore. Më 26 qershor, gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sánchez zgjodhi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendete Ballkanit Perëndimor.

Mbështetje në rrugën drejt BE-së

Sánchez ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të Spanjës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka mbajtur takime me shumicën e liderëve të saj për të adresuar më tej pritshmëritë e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor u takuan muajin e kaluar në Bruksel përpara samitit të fundit evropian dhe trajtuan, ndër të tjera, aspiratat e anëtarësimit në BE.

Shpejtësia me të cilën fituan statusin e vendeve kandidate Ukraina dhe Moldavia është në kontrast me bllokimin e integrimit të vendeve të Ballkanit, një situatë që ka zgjatur me vite.

Kjo bëri që disa liderë ballkanikë të shprehin zhgënjimin e tyre dhe të paralajmërojnë BE- në se kjo do të humbasë kredibilitetin në rajon. Sánchez tregoi shprehimisht mbështetjen e tij për rrugën drejt BE-së të vendeve ballkanike.

“Kur të bëhet e mundur përfundimisht, Spanja do të jetë në favor të nisjes së këtij debati ”, tha ai në një konferencë për shtyp pas samitit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Të Ngjajshme

Kurti për kërcënimin për luftë: Jemi vigjilentë, por jo të frikësuar

admin

Një vit pas marrjes së pushtetit, a do të qëndrojnë talibanët?

admin

Dy shpërthime me tritol në Tiranë dhe Kamzë

admin

Leave a Comment