December 4, 2021
Portali Shprehja

Kryetari i Butelit Darko Kostovski largoi nga puna 60 persona

Nga e hëna 60 të punësuar në komunën e Butelit të Shkupit nuk do të jenë në punë.

Kryetari i ri i Butelit Darko Kostovski përmes rrjetit social facebook njoftoi se vendimin për largimin nga puna të 60 vetëve e ka miratuar sepse 30 prej tyre me vite nuk kanë shkuar në vendin e tyre të punës, një pjesë kanë shkuar herë pas here, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë të rregullt por nuk kanë pasur kurrfarë detyrimesh në punë.

Tact Watches

Të gjithë këta persona ka qenë të punësuar në kohë të caktuar, ndërsa kontrata iu skadon të shtunën,shkruan Kosotovski. Sipas tij administrata komunale duhet të jetë profesionale dhe asnjë i punësuar nuk duhet të mbetet pa detyrime pune. / ALSAT

Të Ngjajshme

Paralajmërohet ngrirja e çmimeve të produkteve elementare në Maqedoninë e Veriut

admin

Marrëveshja Zaev Gashi shtyhet sërish, ai po ngjanë serialit Feride

admin

Antovski: Sërish do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

admin

Leave a Comment