February 26, 2021
Portali Shprehja

Kryetari i Komunës së Koçanit, Iliev: Qytetarët duhet të përfshihen në debate

Kryetari i Komunës së Koçanit, Nikollço Iliev, në emisionin “360 Gradë” në Alsat tha se autoritetet lokale në Koçan kanë vendosur praktikën e debateve dhe forumeve të rregullta kur vendosin për projekte me interes publik në komunë, por shprehu keqardhje për interesin e pamjaftueshëm nga qytetarët për përfshirje më aktive në procese të tilla.

“Me siguri ka disa arsye për këtë … Mendoj se me punë të palodhur duhet t’i bindim ata dhe të themi se ajo që u nevojitet qytetarëve, sipas ligjeve, duhet të jetë detyra e vetëqeverisjes lokale. Kur qytetarët të binden mjaftueshëm se dëshirat dhe nevojat e tyre janë njohur, besoj se pjesëmarrja e tyre në debate publike do të jetë shumë më e madhe,” tha Iliev.

Kryetari Iliev konsiderohet si një nga kryetarët më aktiv ndërsa mirënjohje për punën e tij ka marrë edhe nga Kryeministri Zaev.

.

Të Ngjajshme

Në shekullin 21 banorët e Tetovës nuk kanë ujë

admin

554 raste të reja me COVID-19 dhe 8 viktima

admin

Rritet numri i të infektuarve nga Kovid-19, rreth 80 mijë të paraqitur për vaksinim

admin

Leave a Comment