May 28, 2022
Portali Shprehja

“Kryqi në Vodno”, Hoda: Shkupi nga aeroplani duket si një varrezë e madhe

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së, Besim Hoda në “Rruga drejt…” derisa komentoi vendosjen e përmendoreve dhe kryqeve anembanë vendit tha se kjo mënyrë e funksionimit siç nuk dëshmon asgjë dhe nuk shpie askund. Sipas tij zgjidhja e vetme është ulja në tavolinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve për të ndërprerë këtë formë të ndërtimit të këtij shteti, shkruan Alsat.

“Ne shumë shpejtë dallojmë se kur jemi në Maqedoni duke parë kryqin e ndezur dhe Shkupi nga lartë, nga aeroplani duket si një varrezë e madhe më një kryq në maje të Malit Vodno. Absolutisht këtu nuk dua të prek ndjenjat reale të qytetarëve, sepse respektoj të gjithë përkatësin e tyre fetare. Ndodh që edhe Xhami kemi edhe xhami të ndriçuara, fatkeqësisht në këtë krizë energjetike të jashtëzakonshme, ne e lejojmë luksin, që të kemi objekte të tilla të ndriçuara ku ata them janë vetëm, ndjenja personale, individuale të njerëzve. Ndërkohë duke u nisur nga ajo që…kam informacione për borxhet që këta u kanë kompanive energjetike, dhe fatkeqësisht dëgjojmë shumë shpesh ndërprerje të rrymës elektrike njerëzve që përballen me bukën e gojës dhe nuk bëhet ndonjë intervenim, ndërprerje të rrymës të objekteve të tilla të kultit, të cilat nuk sjellin asgjë të mirë, përveç një harxhimi enorm të cilin e paguan shteti”, deklaroi Besim Hoda, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së. /Alsat.mk

Tact Watches

.

Të Ngjajshme

”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

admin

Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

admin

LSDM: Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në “Parcela kriminale” janë në lidhje me VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin

admin

Leave a Comment