October 2, 2022
Portali Shprehja

KSL propozon reduktimin e orëve të punës për të kursyer energjinë elektrike, përgjigjet Kovaçevski

Gazetar: Ile Petrevski

Të punësuarit në sektorin publik duhet të punojnë nga ora 9 e mëngjesit deri në 15:00, dy orët e mbetura duhet të jenë vetëm në detyrë, ndërsa ndërmarrjet publike duhet të marrin energji elektrike të subvencionuar, shkruan Alsat.

Konfederata e Sindikatave të Lira kërkoi nga Qeveria t’i përgjigjet krizës energjetike. Sindikalistët propozojnë që energjia elektrike që do të kursehet nga reduktimi i orarit të punës të përdoret për objektet industriale.

“Nëse autoritetet nuk gjejnë zgjidhje sa më parë për subvencionimin e energjisë elektrike në objektet e mëdha industriale dhe mbi të gjitha në shoqëritë publike si ofrues të shërbimeve ndaj qytetarëve, do të përballemi me rritje të çmimeve për shërbimet komunale, por edhe me humbjen e vendeve të punës. Mbijetesa e punëtorit do të jetë në rrezik në dimrin e ashpër që po vjen”, tha Bllagoja Ralpovski, kryetar i KSL.

Qeveria shprehet kategorike për këtë çështje. Qëndrimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski është se shteti i ndihmon qytetarët dhe kompanitë që të përballen me krizën energjetike. Buxheti i shtetit nuk është në gjendje të përballojë subvencione shtesë.

“Rreth 1000 euro do të jetë çmimi për megavat orë në tremujorin e katërt të këtij viti dhe në tremujorin e vitit të ardhshëm, është çmim i lartë dhe askush nuk mund ta përballojë. Duke subvencionuar çmimin, nga 1000 euro në 300 apo 400 euro që do të ishte e pranueshme, imagjinoni konsumin e shumëzuar me diferencën 600 deri në 700 euro për megavat orë, sa barrë do të ishte kjo për buxhetin”, u shpreh Dimitar Kovaçevski- kryeministër.

Nga 1 shtatori kanë hyrë në fuqi masat e detyrueshme për kursimin e energjisë elektrike në institucionet shtetërore. Parashikohen sanksione për drejtuesit nëse nuk respektohen masat, gjegjësisht nëse një institucion nuk kursen 15 për qind të energjisë elektrike në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në konferencën për media në Qeveri, gazetarët reaguan pasi brenda ishte më ftohtë se 27 gradë, aq sa duhej të ishte i vendosur kondicioneri sipas masës, ndërsa Kovaçevski tha se temperatura do të rregullohet sipas rregullave. Dhe në këtë situatë krize, masa e kursimit nuk u respektua as në Ministrinë e Mbrojtjes, ku dje në konferencën e ministres Sllavjanka Petrovska, kondicioneri punonte në 22 gradë./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Uragani shkatërrues gjunjëzoi pjesë të SHBA-së

“Vendi është 1 km larg nga vendi ku ka ndodhur aksidenti i 22-vjeçarit nga Kumanova”

admin

Gjendet një trup i pajetë në ujrat e lumit Vardar, dyshohet të jetë i 22-vjeçarit nga Kumanova

admin

Leave a Comment