May 26, 2022
Portali Shprehja

Ku është më shtrenjtë nafta në vendet e Ballkanit?

Në rajonin e Ballkanit thuajse janë përafruar çmimet e derivateve të naftës, por ajo që bën dallimin janë masat qeveritare që kanë ulur apo hequr akcizat, TVSH si dhe masa tjera, përcjell INA.

Tact Watches

Por si variojnë çmimet e derivateve të naftës në Ballkan?

Në Kroaci derivati Eurosuper 95 kushton 1,64 euro, në Kosovë 1.63 euro për litër, Bosnje dhe Hercegovinë (B-H) 1,50 euro, Serbi 1,48 euro dhe Maqedoninë e Veriut 1,33 euro.

Eurosuper 95 më i lirë në Evropë paguhet nga qytetarët e Hungarisë – 1.28 euro, dhe më shtrenjtë paguajnë banorët e Finlandës – 2.17 euro.

Kur bëhet fjalë për Eurodiesel, më e shtrenjta është Shqipëria ku një litër kushton 1.89 euro për litër. Pas saj radhitet Kroacia me 1.77 euro për litër. Ndërkohë shumë afër një litër është edhe në Mal të Zi ku kushton 1.76 euro.

Më së liri është në Maqedoni ku një litër eurodizel kushton 1.40 euro, më pas vjen B-H me 1.61 euro për litër, si dhe në Serbi ku kushton 1.67 euro për litër, ndërsa më pas radhitet Kosova me 1.63 euro për litër.

Eurodizelin më të shtrenjtë në Evropë e paguajnë qytetarët e Suedisë me 2,41 euro për litër, ndërsa më së liri qytetarët e Maltës me 1.21 euro. (INA)

Të Ngjajshme

Reagime të ashpra nga Ukraina ndaj ‘propozimeve për lëshim të territoreve’

admin

Rusia nuk ka të ndalur, kërcënon edhe këtë shtet të Ballkanit

admin

Gjen. Begaj: SHBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë

admin

Leave a Comment