January 28, 2022
Portali Shprehja

Ku mbeti premtimi i Deharit për qentë endacak?!

“Kemi fituar një grand mbi 300 mijë euro dhe kemi hartuar një projekt për hartimin më serioz apo strehimin e qenve endacak, stacionar për trajtimin e qeneve endacak dhe shpresoj qe vitin e ardhshëm apo fillimi i vitit të ardhshëm qoftë muaji mars prill nuk dua të kalojë më shumë se muaji maj të fillojmë me realizimin e këtij projekti”, pati deklaruar Fatmir Dehari, kryetar i Kërçovës më datë 27.12.2020.

Ky ishte pretimi i kryetarit të Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari i dhënë në dhjetor 2020. Jemi në vitin 2022, e ende nuk ka projekt apo stacionar për qentë endacakë me të cilët çdo ditë përballen kërçovarët.

Tact Watches

Premtim kryesor në fushatën për mandatin e tretë Dehari ka përmendur zgjidhjen e përhershme me qentë endacak, por as këtë vit si duket nuk do të ketë një zgjidhje, sepse Komuna ka ndarë vetëm 20 mijë euro mjete për kastrimin dhe vaksinim.

Për momentin për qentë endacak kujdeset Organizata “Grifon” në Kërçovë, e cila me vetëfinancim mundohet t’i mbrojë dhe ushqejë qentë, të cilët siç thonë nga kjo organizatë, 700 janë vetëm në qytet dhe 500 nëpër fshatrat e Kërçovës që në tërësi janë 1200 qen endacak, thuajse dyfish me shumë se vitin e kaluar ku ishin afro 700 qen endacak në numër.

Gjorgjia Nestoroski, kryetar i organizatës, tha se me vite mundohen të merren me këtë problem por vështirë gjejnë bashkëpunim me Komunën. Thotë se po mundohen të ndërtojnë 10 strehimore të vogla nëpër lagje.

“Plani i organizatës sonë është që të ofrojmë një projekt të vogël ku vetë qytetarët dhe organizata me forca të përbashkëta do të ndihmojnë ta rregullojmë këtë problem përkohësisht, duam që në çdo lagje të ndërtojmë nga një mini-stacionar, pra të gjithë qentë që jetojnë në lagje të ndërtohet nga një vend i vogël për të cilët do të kujdesët organizata do të kujdeset për ata derisa të ndërtohet edhe stacionari, derisa komuna të fillojë të bashkëpunoj me ne”, tha Gjorgjia Nestoroski, kryetar i organizatës “Grifon”.

Qen endacak shihen në çdo cep të qytetit të Kërçovës, për të cilët më ushqim dhe barëra me aq sa mundet kujdeset kjo organizatë. Nestoroski thonë se do të mundohen në çdo mënyrë të gjendet një zgjedhje për këta qen të cilët përveç se rrinë pa ushqim, edhe helmohen e vriten nga qytetarët.

“Derisa komuna të gjej vullnet, stacionar kryesor për të gjithë qentë endacak dhe të gjendet një zgjidhje , nëse edhe kjo nuk ndodh do të provojmë në bazë të ligjit do ta denoncojmë shtetin, komunën, sepse janë shumë vite në pyetje”, tha Nestoroski.

Në adresë të TV21 gati çdo ditë dërgohen video me qen endacak, ndërsa së fundmi është dërguar kjo video e këtij qeni i cili prej një kohe të gjatë qëndron në korridoret e kirurgjisë në Kërçovë, për të cilin sipas informacioneve tona, kujdeset stafi mjekësor i këtij reparti, por kjo i shqetëson qytetarët pasi që të shumtë janë ata që sa herë shkojnë në spital, dërgojnë video!

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment