10 C
Skopje
October 17, 2018
Shëndetsi

Kujdes nga akulli që konsumoni, ekspertët japin alarmin (VIDEO)

Në ditët e nxehta të verës, uji apo pijet e ndryshme shoqërohen me akull. Por, ndërsa ne e blejmë ujin për të mos konsumuar atë të rrjetit publik, rrezikojmë që mikrobet apo infeksionet t’i marrim nga akulli. Mjekët infeksionistë thonë se javët e fundit ka raste të shtimit të hepatitit A, që përhapet më së shumti nga uji dhe hedhin dyshimet se është pikërisht akulli përgjegjës.

Prodhimi i akullit me ujë të pakontrolluar, nuk është një problem i ri. Tre vite më parë, një hetim i Institutit të Shëndetit Publik, zbuloi se uji me të cilin ishte prodhuar akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji kishte ndotje nga ujërat e zeza ose ishte i ndenjur në depozita.

Mjeku Pipero, ngre shqetësimin se shumë raste të sëmundjeve infektive sidomos në verë vijnë për shkak të ndotjes së ushqimeve dhe ujit. Javën e kaluar 11 persona ju drejtuan Spitalit Infektiv për shkak të helmimit ushqimore nga konsumimi i sufllaqeve me mish në një Fast-Food në zonën e ish-Bllokut.

VIDEO:

.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Pse ju rrudhosen gishtërinjtë pas një dushi të gjatë?

shprehja

Këto janë paralajmërimet që i’u japin thonjtë për shëndetin tuaj

shprehja

Flokë të thinjur në moshë të re? Këto janë mënyrat se si mund t’i shmangni

shprehja