March 1, 2021
Portali Shprehja

Kujdes nga këto dy mesazhe në Whatsapp! Nëse u ktheni mund t’iu vjedhin të dhënat

Shumë përdorues të këtij rrjete social kanë rënë pre e vjedhjet se aplikacionit.

Por si ndodh kjo?

Disa piratë futen në të dhënat e platformës dhe të bllokojnë aksesin. Ata dërgojnë një mesazh, duke kërkuar që të dërgoni një kod, por sapo linku klikohet, llogaria vidhet.

1: Codigo do WhatsApp: 189-732

Ou toque neste link para verificar seu numero: V.ëhatsapp.com/189732

Nao compartilhe este codigo’

2: Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6 shifror me SMS gabimisht, mund të ma dërgoni ju lutem? Eshte urgjente??’


Dy mesazhet e mësipërme janë tipike të këtyre hackerave. Ndërkohë mesazhi i parë vjen si SMS, ku dërgohet një kod 6 shifror.

Mesazhi i dytë vjen në Whatsapp nga numri i një kontakti që e keni në telefon duke iu kërkuar të dërgoni numrin 6 shifror.

Të dyja janë mesazhe të automatizuara dhe nëse e dërgoni mesazhin 6 shifror, ‘piratët’ mund të bllokojnë aksesin në Whatsapp dhe të vjedhin të dhënat personale.

Ndërkohë ashtu siç ka raportuar me parë, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për këto raste ka nisur një hetim nga prokuroria teksa u bëhet apel qytetarëve që të mbrohen nga këto mesazhe.

Në shkresat qe TCh disponon, dhjetra denoncime janë regjistruar së fundmi ku kallëzuesit tregojnë se si nga numrat telefonike të miqve ju shkruhet një mesazh në te cilin informohen se iu është dërguar një kod 6 shifror që ju kërkohet ta ridërgojne me urgjence.

Me përshtypjen se komunikohet me të njohur , kallëzuesit e pranojnë kërkesën dhe me pas sipas tyre piratët ju bllokojnë WhatssApp  duke ju ndaluar aksesimin. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

​Këto janë mënyrat më të zakonshme të mashtrimit në internet

admin

Pajisja që po e kthen trupin e njeriut në bateri

admin

Mos e lini iPhone tërë natën në rrymë

admin

Leave a Comment