October 2, 2022
Portali Shprehja

Kujtime e rrëfime për dy hoxhë, njëri prej të cilëve propagandonte shkuarjen në Turqi, e tjetri mosshkollimin se “do të bëhemi të pafe!”

/Përgjigje një shqipfolësit që na quan komunista/

Shkruan: Xhemaledin Salihu

Po fakt është se jemi më të vjetër dhe jemi rritur në ish-Jugosllavinë socialiste, po nuk është faji jonë dhe i imi. Në shtëpinë time 12 anëtarëshe mblidheshin shpesh për muhabet vinin dy hoxhë të Preshevës, një hafëz i Shkupit dhe disa pleqë të vjetër të indoktrinuar nga këta tre. I pari propagandonte shkuarjen në Turqi, duke e lavdëruar ate, sepse baba i gruasë së tij të njëjtën e propagandonte, ndërsa ky hafëzi nga Shkupi propagandonte dhe me të madhe i kallxonte vajëz pleqëve se ky socializmi jugosllav është kundër fesë islame dhe këta te shkolluarit do të bëhen pa fe.

Unë isha më i madhi fëmijë në familje, më binte shpesh rasti të shërbejë çajin në familje, se të tjerët ishin të vegjël, gjatë shkollës së mesme dhe studimeve. Në këto muhabete si i ri reagoja në muhabetet e këtyre të dyve. Pleqët më vërsuleshin sa nuk më shanin, por e kisha një gjysh të urtë, i cili nuk bënte shumë muhabet me ta dhe në këtë vërsulje fjalët e vetme të tija ishin: Lene djalin mos e ngucni, mirë po i shkon shkolla. Zoti e shpërbleftë me Parajsë. Ia di për të mirë dhe e faleminderoj.Asnjeri prej këtyre dyve nuk pësoi asgjë edhepse propaganduan kështu. Hoxha i Preshevës shkoi në Turqi, thonë se qenka angazhuar në një Shoqatë bamirëse/fitimprurëse/ dhe paska ndryshuar në pikëpamjet e tija, ndërsa ky i dyti është i ndjer.

Me gjithë fjalët e rënda për shtetin socialist të ish-Jugosllavisë, ata dy asnjëherë nuk u thirrën në përgjegjësi, jo vetëm këta, por edhe të tjerët, sepse këta e lenin rininë shqiptare pa shkollë, pa studime.

E dihet se armiku të gjitha t’i jep, ndonjëherë edhe flamurin, por kurrë e kurrë shkollimin në gjuhën shqipe.Po u shkollova në socializëm, atëherë linda dhe nuk mund të kthehesha prapa. Nuk varej prej meje, por duhet prindët sipas teje t’i denoj pse më lindën atëherë, e jo tashti, t’i shijoj “të mirat” e neotomanizmit dhe panarabizmit shqiptar, ku në popullatën shqiptare bënë shpërlarje të trurit. Po edhe ne patëm, shpërlarje ndoshta të trurit, vëllazërim-bashkim, po e tejkaluam këtë sfidë ideologjike. Atëherë nuk kishte media dhe informatët ishin të pakta, bile edhe dija dhe mundësia për të njohur botën ishte më e vogël.

Tashti të gjitha i kemi me bollëk, por shumë po na ka qejfi të kemi edhe më shumë, nëpërmjet shoqatave humanitare bamirëse, ku thithen para ideologjike përr neotomanizëm dhe panarabizëm, se feja islame duhet të predikohet në gjuhën arabe, se burimi Kuranit është arab.
Zoti i fali Gjuhët, në mesin e tyre edhe gjuhën shqipe. Andaj Zoti duhet të ndëgjoj lutjet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa ne të flasim me Te dhe t’i drejtohemi Zotit shqip dhe vetëm shqip sikur që ndodh në fetë te tjerra të botës.

Në një emision shkencor, konkludimi i teologëve islamë, shkencëtarëve gjermanë, anglezë, amerikanë, arabë, ishte se Zoti njerëzimit i fali të gjitha gjuhet, pra edhe gjuhën shqipe. Andaj gjuhët janë të barabarta.Atëherë ju predikues të fesë islame, pse e mohoni gjuhën amtare shqipe edhe ate me të madhe!?
Sot është më së lehti te na thuhet ishit komunista, kishit ideologji komuniste, po them se në hulumtimet e mia në arkiva dhe në bisedë më të vjetër të asaj kohe nuk hasa në asnjë anetarë të PKJ se ishte me ide komuniste, por brenda PKJ luftonin për atdheun dhe shkollën e vet në gjuhën shqipe. Sa ishte kontribute po shihet sot. Nga ajo kohë kemi akademikë, magjistra, e profile e ekspertë të ndryshëm.

Sot jeni me të lirë, po jetojmë në demokraci, keni informata me të bollshme, mos bini pre e armikut, sikur që ndoshta ramë ne, ju po thoni shpesh, por nuk luftoni dhe nuk japni kontributin Tuaj për shkollë, arsimim në gjuhën shqipe,. Neve na kritikoni, kemi gabime, por ju tashti mos gaboni, sepse po gaboni vetëdijshëm, që nuk do të falet kurrë, sepse gabimi i tillë, i përsëritur është i dyfishte.

ABDULLA KRASHNICA, ALI ALIU, SHINASI HALLAÇI E SHUMË TË TJERË, ANËTARË TË PKJ N ËISH-JUGOSLLAVI NUK PRODHUAN IDEOLOGJI KOMUNISTE, SIKUR DISA SHQIPFOLËSA DHE KLERIKË ISLAMË QË ME TË MADHE PO PRODHOJNË IDEOLOGJI TË HUAJ.

Të Ngjajshme

Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë, shteti që s’po del nga brishtësia!

admin

Grabitësit terrorizojnë familjen në Klos, marrin mijëra euro

admin

Sarrazin: Nuk do pranojmë një Republika Srpska në Kosovë

admin

Leave a Comment