January 31, 2023
Portali Shprehja

Kukës, kapet me 70 kilogramë drogë të fshehur në makinë, arrestohet 48-vjeçari nga Rumania

Policia e Kukësit ka finalizuar operacioni i koduar “Indicia”, ku është goditur një rast i tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në këtë operacion janë sekuestruar rreth 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis po ashtu është vënë në pranga 48-vjeçari nga Rumania, që transportonte lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

“Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nga Kukësi me destinacion një nga vendet e BE-së, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe me autoritetet doganore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Indicia”.

Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Morinë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin rumun F. B., për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës.” – njofton policia. /Oranews

Të Ngjajshme

Plenkoviq për deklaratën e Milanoviqit: Askush nuk e aneksoi Kosovën

admin

Policia çmonton 155 kamera në Tiranë, arrestohen 37 persona

admin

Ramush Haradinaj kujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën

admin

Leave a Comment