17.2 C
Skopje
May 24, 2019
Offside

Kuman në ambientet e “Camp Nou”, Valverde drejt largimit?”

Tact

Ernesto Valverde e ka humbur besimin e tifozëve pas asaj përmbysje të Liverpulit në “Anfield”. Përmbysje që i vrau edhe më shumë zemrat e katalanasve, të pashëruara akoma nga “tragjedia” e Romës një vit më parë. Trajneri Valverde shihet si fajtori kryesor dhe kërkohet me patjetër largimi i tij.

Sot para zyrave të stadiumit “Camp Nou” është fotografuar Ronald Kuman. Trajneri aktual i Holandës ka shpenzuar dhjetë minuta në ambjentet e brendshmë të stadiumit dhe më pas ka shkuar në hotel “Sofia”. Ajo që shton më shumë dyshimet është fakti që hoteli është në pronësi të zëvendës presidentit të Barcelonës, Zhordi Mestre.

“Sport.es” me këtë lajm shton edhe më shumë dyshimet se Kuman do të jetë pasardhësi i Valverde. Ky i fundit mund të shkarkohet në mbyllje të sezonit, pas finales së Kupës së Mbretit.



Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Sane te Bajerni? Rumenige flet hapur dhe sqaron hezitimin e së shkuarës

shprehja

Kalimi i Sane te Bajerni, ja çfarë ka për të thënë Lëv

shprehja

Pengu, hyjnori Ronaldo dhe një “mallkim” për Konten: Kielini në gjithë fushën

shprehja