Kumanova e vërshuar nga njerëzit, radhë të gjata para marketeve dhe bankave

Moti i ngrohtë mbushi sheshin dhe parqet në qytetin e Kumanovës kurse radhët e gjata të qytetarëve që prisnin para bankave, postave dhe marketeve vëreheshin kudo.

“Prej disa ditësh në qytetin e Kumanovës zbatohen masa më të rrepta të kufizimit të lëvizjes se sa në qytetet e tjera. Edhe përskaj kësaj, tani që është rreth mesditës, ky qytet është vërshuar nga njerëzit dhe veturat.”

Ekipi i Alsat nëpër qytet filmoi edhe dhjetëra persona të moshuar për të cilët ora policore kishte filluar më herët dhe nuk duhen të ishin jashtë.

Në Kumanovë ka gjithsej 128 persona të infektuar me virus korona. Ky është qyteti më i prekur pas Shkupit. Për disa banorë, masat janë tepër rigoroze kurse për disa të tjerë, masat janë të arsyeshme dhe duhet të respektohen.

“Është mirë të merren masa dhe njerëzit duhet të ruhen. Kjo nuk është lojë meqë e gjitha bota është në këtë problem, jemi edhe ne. për këtë arsye duhet të ketë masa edhe rigoroze, edhe më të mira. Unë po për vete por edhe tjerët mendoj se i respektojnë se e shohim nëpër televizione që nuk ka lëvizje të madhe dhe të mos respektohen.”

“Kur thua një herë se duhet të vendoset në karantinë, vendose në karantinë, të shërohet kjo epidemi dhe të përfundojë gjithë kjo situatë. Shumë lëvizje ka nëpër qytet. Shumica janë personat e moshuar që duhet ta respektojnë dhe nuk e respektojnë.”

“Disa mbajnë maska dhe disa nuk mbajnë. Unë jam nga Kojnarja e epërme dhe kam ardhur të marr ilaçe. Frikësohet populli por s’ka ç’të bëjë, ajo është. Duhet si deri më tani, ndonjë ditë të lejohen qytetarët të blejnë diçka, të shëtiten.”

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim doli me rekomandime të reja si masa mbrojtëse. Ushtria rekomandohet të angazhohet në mbajtjen e radhëve para bankave, postave dhe qendrave sociale për shmangien e grumbullimit të më shumë njerëzve. Po ashtu, rekomandohet gjetja e një alternative që personat nën përkujdesje të mos shkojnë në kontrolle për të shfrytëzuar ndihmën nga shteti, deri në kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nga Shtabi komunal rekomandohet thjeshtësimi i metodës testimit për personat që mund të jenë infektuar, të rishikohen pushimet mjekësore për pjesëtarët e sektorit të shëndetësisë, policisë dhe ushtrisë sepse ekzistojnë dyshime për keqpërdorime dhe të dezinfektohen hapësirat publike. Pas orës policore që zgjati më shumë se 60 orë gjatë fundjavës, Kumanova gjatë dy ditëve të fundit është nën orë policore duke filluar nga ora 16.

Fatlume Dervishi

.

loading...

Të ngjajshme

Koronavirusi: Kthimi i Boris Johnsonit si kryeministër në punë do t’i japë “shtytje të madhe vendit”

shprehja

MPB: Janë identifikuar personat që rrahën brutalisht një vajzë në Shtip

shprehja

Rekord të shëruarash në Itali, bie edhe numri i vdekjeve

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë