April 12, 2021
Portali Shprehja

Kumanova, në pritje të vaksinave antiCOVID

Ndërsa procesi imunizimit po zhvillohet vetëm në një punkt në Shkup për personelin mjekësor, në qytetet tjera të vendit, për vaksina kanë dëgjuar vetëm në televizor. Disa Shtëpi të Shëndetit në zona të ndryshme kanë përgatitur pajisjet medicinale dhe hapësirat ku do të aplikohen vaksinat anti kovid. Në njërën prej tyre që vizituam në Kumanovë, edhe personeli mjekësor theksoi se kanë kryer trajnimet e duhura për specifikat e vaksinave, të cilat pritet të vijnë gjatë muajit mars. Mjekja Snezhana Jovanovska tha se të gjithë duhet të vaksinohen, për të fituar imunitet kolektiv.

 Ne jemi të gatshëm si Shtëpi e Shëndetit të nisim me vaksinim, megjithatë ende nuk kemi pranuar vaksinat, posa ti marrim do fillojmë. Dua të theksoj se procesi do të jetë i ngjashëm sikur vaksinimi kundër gripit stinor. Ne si kuadër kemi ndjekur trajnime të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë, por kemi qenë të trajnuar për vaksinat Pfizer. Shpresojmë që së shpejti do të ketë trajnim të organizuar edhe për vaksinat kineze apo të tjerat që do të arrijnë në vend- deklaroi Sinkron – Senzhana Jovanovska, Mjeke.

 Nga drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, institucion i cili është i dyti në vend për nga numri i qytetarëve që trajtohen, thonë se do të jetë sfidues i gjithë procesi. Sipas drejtorit Faruk Alili edhe pse në objektin e njëjtë vaksinohen edhe fëmijët për vaksina e rregullta, hyrjet janë të ndryshme dhe nuk ka mundësi për përhapje të infeksionit.

 Fillimisht, do të nisim vetëm me një ndërrim të paradites ku është vetëm kjo pikë vaksinimi. Siç e dimë ende vaksinat nuk kanë arritur, kjo varet për më vonë nëse arrijnë vaksinat dhe se numri i qytetarëve është i madh, atëherë ne detyrimisht do të fillojmë edhe me ndërrimin e dytë. E gjithë kjo varet nga interesimi i popullatës dhe nga numri i vaksinave, të cilat do të na sjell Ministria e Shëndetësisë- pohoi Sinkron – Faruk Alili, Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Kumanovë.

 Rreth 50 punonjës shëndetësor të këtij qyteti kanë shprehur gatishmërinë që të vaksinohen, duke përfshirë mjekët, infermieret dhe stafi tjetër administrativ, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejtë në trajtimin e pacientëve të prekur me virusin korona. Por, mjekët amë thonë se deri më tani numri i qytetarëve të këtij rajoni të cilët janë paraqitur vullnetarisht për vaksinim  nuk është aq i lartë.

Përgatiti: Adnan Qaili

.

Të Ngjajshme

Dimri kaloi, ndërkohë qeveria nuk arriti të formojë një grup pune për planin e subvencioneve për ngrohje

admin

Shtetësia, Zaevi nesër takon Selën dhe Gashin

admin

46 viktima dhe 687 raste të reja me Covid-19

admin

Leave a Comment