Kumbulla: Chiellini idhulli im – krenar me Shqipërinë për ndihmën që i bëri Italisë

Mbrojtësi i skuadrës së Verona, Marash Kumbulla, ka treguar se kush është idhulli i tij.

“Si djalë i ri, unë kisha një poster të Chiellini në dhomën time të gjumit”, ka thënë Kumbulla, transmeton lajmi.net.

Gjithmonë kam admiruar përkushtimin e tij dhe dëshirën për t’u përmirësuar. Ai është luftëtar i vërtetë në fushë”, ka shtuar anëtari i Verona.

Tutje, lojtari ka folur edhe për atë se sa krenar është për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Italisë, në situatën e Covid 19.

“Jam krenar me kryeministrin Rama për gjestin që bëri në një kohë kaq të vështirë për Italinë, shtetin që gjithmonë ishte në anën tonë kur kishim nevojë për ta”, ka thënë Kumbulla.

“E falënderoj atë dhe doktorët që erdhën nga Shqipëria”, ka thënë tutje mbrojtësi shqiptar.

Kumbulla po kërkohet me ngulm nga skuadra e Inter, dhe në merkato mund të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. /Lajmi.net/

loading...

Të ngjajshme

Bayerni vazhdon tutje në Kupën e Gjermanisë

shprehja

Lehmann: Liverpool mund të thyej rekordin e Arsenal

shprehja

Flick sfidon Lewandowskin që të thyej rekordin e Gerd Muller

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë