Kupa e Italisë: Inter pa telashe kundër Cagliari

Skuadra e udhëhequr nga Antonio Conte, ka mposhtur Cagliarin me rezultatin 3:1, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi erdhi pas vetëm 23 sekondave, kur Romelu Lukaku dërgoi topin në rrjetë.

Epërsinë e nikoqirëve e dyfishoi mesfushori spanjoll, Borja Valero, pas asistimit të Nico Barella, në minutën e 22’.

Lukaku gjeti rrugën e golit edhe një herë në minutën e 59’, për të trefishuar epërsinë e Inter, dhe për të shënuar golin e dytë personal.

Cagliari shënoi golin e vetëm në këtë takim pas 72 minutave lojë, me Oliva.

Kurse, në fund, rezultatin final e vendosi mbrojtësi i Inter, Andrea Ranocchia, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 81′.

Kështu, Inter vazhdon formën e mirë, duke ecur mirë edhe në Kupën e Italisë. /Lajmi.net/

Të ngjajshme

Neuer: Transferimi i Nubel nuk luan rrol për rinovimin tim me Bayern

shprehja

Kosova parakalon në hapjen zyrtare të LOD për të Rinj “Llozana 2020”

shprehja

KOK mbështeti përgatitjet e xhudistëve në kampin Olimpik në Mittersill të Austrisë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë