January 30, 2023
Portali Shprehja

KUPAT | Man United “zbulon” Weghorst dhe kualifikohet, Dembele i mjafton Barcelona-s!

Humbja ndaj Arsenalit duhej te harrohej dhe keshtu ka ndodhur direkt te Manchester United. Djajte e Kuq reagoi pas humbjes ndaj Arsenalit. Skuadra e Erik ten Hag fitoi 0-3 gjysmëfinalen e parë të EFL Cup ndaj Nottingham Forest në transfertë, sfidë që u vendos në pjesën e parë.

Marcus Rashford zhbllokoi takimin në minutën e gjashtë pas një inkursioni nga mesi i fushës, duke barazuar rekordin e Carlos Tevez me gjashtë gola në këtë kompeticion në sezonin 2008/2009.

Vendasit barazuan sfidën në minutën e 23’ falë golit të Sam Surridge, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt. De Gea kreu një pritje fantastike ndaj Scarpa (27’), ndërkohë që Wout Weghorst (45’) shënoi golin e dytë për United dhe të parin për të me skuadrën e re.

GOLI I WEGHORST – VIDEO

Djemtë e Ten Hag goditën traversën (53′), ndërkohë që Bruno Fernandes shënoi golin e tretë për ekipin e Ten Hag një minuta përpara fundit, duke e kthyer në formalitet duelin e kthimit në “Old Trafford”.

GOLI I DEMBELE – VIDEO

Ndërkohë, Barcelona iu fal golit të Ousmane Dembele (52’) për të thyer 1-0 Real Sociedad dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Skuadra baske luajti me dhjetë lojtarë që prej minutës së 40’ pas daljes me të kuq të Brais Mendez.

 

.

Të Ngjajshme

E papritura e madhe e merkatos! “Teprica” e Guardiolës te Bayern Munich, gati firma edhe me sulmuesin e njohur

admin

CR7 i ndodh ajo që s’e kishte menduar kurrë në Arabi, tifozët sauditë i përdhosin emrin dhe numrin (pamjet)

admin

Xavi i “tregon targën” Real Madridit, tashmë synon rekordin e Vilanovës dhe Mourinhos në La Liga

admin

Leave a Comment