May 26, 2022
Portali Shprehja

Kur dhe pse duhet t’i hidhni ujë të vluar veturës suaj

Dëmtimi i veturës mund të kushtojë mjaft para.

Aksidentet automobilistike nuk janë vetëm të frikshme dhe traumatike, por janë edhe të kushtueshme. Heqja e një shtypjeje apo gërvishtje të madhe mund të kushtojë lehtësisht disa qindra euro.

Tact Watches

Shkon te servisi për ta rregulluar pjesën e shtypur në veturën tuaj, por në njëfarë mënyre atje gjen lloj-lloj problemesh të tjera me veturën që duhen rregulluar, dhe kjo përbën një shpenzim mjaft të madh.

Megjithatë, është një truk për ta hequr atë pjesë të shtypur nga vetura juaj dhe nuk do t’ju kushtojë asnjë qindarkë.

Ujë të vluar

Është e lehtë ta riparosh vetë këtë. Gjithçka që ju nevojitet është një kovë me ujë të nxehtë dhe një piston.

Ziejeni ujin. Pasi uji të vlojë, merrni kovën dhe derdheni mbi pjesën e shtypur dhe zonën përreth.

Kujdes, sigurisht, sepse uji është shumë i nxehtë!

Tani përdoret pistoni. Vendoseni atë në skajin e pjesës së shtypur dhe tërhiqeni butësisht drejt jush. Ngadalë dhe me kujdes përsërisni këtë bëjeni disa herë.

Më pas, pas disa minutash punë të kujdesshme, pjesa e shtypur do të jetë zhdukur plotësisht, sikur të mos ishte kurrë.

Të Ngjajshme

Dy aplikacionet që “shkatërrojnë” baterinë e telefonit tuaj

admin

Meta nuk planifikon të largohet nga Evropa

admin

Rritet dukshëm vlera e Bitcoin, ja sa kushton tani

admin

Leave a Comment