January 21, 2021
Portali Shprehja

Kur ‘qielli digjet’, pamje nga SHBA ku tymi e kthen qiellin në ngjyrë të portokalltë

Flakët e mëdha kanë vazhduar të përhapen në rajone të shumta të shteteve të Kalifornisë, Oregon dhe Uashington të mërkurën. Zonat e prekura varionin nga zonat në veri të Uashingtonit në kufirin me Kanadanë, deri në jugun ekstrem të Kalifornisë në kufirin me Meksikën, transmeton Telegrafi.

San Francisco dhe rajone të tjera të Kalifornisë u zgjuan nga një shkëlqim portokalli të mërkurën. Ajo u krijua nga tymi nga zjarret i përzier me mjegull dhe bllokoi rrezet e diellit. Kjo krijoi një pamje surrealiste.

Përhapja e zjarreve është lehtësuar nga një valë e nxehtësisë dhe erëra të thata që nga fundjava.

Në Oregon, të paktën pesë qytete u “shkatërruan ndjeshëm” nga flakët, siç u njoftua nga guvernatori Kate Brown. Guvernatori i Uashingtonit Jay Inslee gjithashtu përshkroi përmasat e zjarreve si “të pashembullt”.

Të Ngjajshme

Në këto shtete aborti është ilegal, dhe dënohet me burgim – Kjo është arsyeja pse

admin

Njihuni me gruan e tretë e emirit të Katarit, e cila ka shtatë doktoratura

admin

Burgjet në Holandë, të dënuarit i mbajnë vetë çelësat e qelive të tyre

admin

Leave a Comment