August 11, 2022
Portali Shprehja

Kurti: E kemi shtyrë zbatimin e reciprocitetit shkaku i fushatës dezinformuese të Beogradit

Kryeministri Albin Kurti thotë se shtyrja për një muaj e zbatimit të reciprocitetit me targa dhe dokumente e kanë shtyrë shkaku i fushatës së fuqishme dezinformuese të Beogradit te serbët e Kosovës raporton Gazeta Express.

“Përshkak të fushatës të madhe të dezinformimit që është bërë nga Beogradi mbi qytetarët serbë të Kosovës ne kemi pranuar tek faktorët amerikanë dhe evropianë ta shtyjmë zbatimin deri më 1 shtator, përshkak të fushatës së tmerrshme të dezinformimit jo përshkak të mungesës të fushatës tonë. Nuk ka pasë qytetar që ka dashtë të informohet që nuk është informuar por është e vërtetë se ka qenë shumë më e fuqishme fushata e dezinformimit”, tha Kurti.

Kurti para deputetëve të Kuvendit tha se me datën 1 gusht janë lëshuar 2679 dokumente në pikat kufitare me Serbinë.

“Përvec kësaj e kemi pasur edhe vendim që duhet të ketë një dokument për të gjithë ata që kanë dokumente të Serbisë që me atë dokument të mund të identifikohet nga autoritetet tona pasi edhe në Serbi zbatohet e njëjta gjë. Cdo qytetar i Kosovës kur e kalon kufirin me Serbinë ia japin një dokument që duhet ta përdorë në atë territor dhe ne me datën 1 gusht kemi lëshuar 2679 dokumente të tilla mesatarisht për 20 sekonda ndërkaq kur shkon në Serbi shkon nga 10 minuta deri 1 orë. Pra ne jemi shumë më efikas në këtë aspekt”, tha ai.

Tutje shefi i qeverisë u shpreh se për 11 vjet ka pasur pritje dhe për një muaj po ka nxitim për zbatim të reciprocitetit.

“Ajo që është dashur të ndodhë para 11 vjetëve, ne po zbatojmë tani. 11 vjet ka pasur pritje dhe tash për më pak se 1 muaj ka nxitim. Pra ky muaj paska qenë më i rëndë se ato 11 vjet. Më 29 qershor të këtij viti i ka marr dy vendime me këto vendime ne themi qartë se do të fillojë shndërrimi i tabelave ilegale për automjetet nga koha e Millosheviqit në targa të Republikës së Kosovës dhe kemi dhënë muaj gusht dhe shtator si afat për këtë gjë në mënyrë që më 1 tetor të mos kemi më automjete me ato targa”, tha ai.

Të Ngjajshme

Kurti për kërcënimin për luftë: Jemi vigjilentë, por jo të frikësuar

admin

Një vit pas marrjes së pushtetit, a do të qëndrojnë talibanët?

admin

Dy shpërthime me tritol në Tiranë dhe Kamzë

admin

Leave a Comment