Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot shefen e sapoemëruar të Zyrës për lidhje të Greqisë në Prishtinë, Heleni Vakali ku ka kërkuar nga vendi i saj që ta njohë pavarësinë e Kosovës, njofton korrespondenti i MIA-s në Prishtinë.
Në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar theksohet se Kurti ka kërkuar nga Vakali që “Greqia t’i bashkohet shumicës së anëtarëve të Bashkimit Evropian” që e njohin Kosovën si shtet të pavarur.
“Duke i uruar mirëseardhje z. Vakali, kryeministri Kurti i ka theksuar si të mira marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të tyre përmes rritjes së shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve”, thuhet në kumtesë.Shefja e re e misionit diplomatik grek në Prishtinë ka deklaruar se “edhe pse ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Greqia ka arrit të zhvillojë marrëdhëniet diplomatike pa asnjë problem”.
“Ambasadorja Vakali ka deklaruar se është e nderuar me detyrën e re që e ka pranuar dhe se Greqia është e sinqertë dhe mike e fortë e Kosovës…Ajo ka thënë se është e impresionuar nga potenciali i madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim bilateral”, thuhet në kumtesë.
Kurti dhe Vakali janë dakorduar se duhet të vazhdojnë projektet e përbashkëta në arsim dhe kulturë dhe organizimin e forumit të ardhshëm ekonomik.
Nga 25 vendet anëtare të BE-së, përveç Greqisë, pavarësinë e Kosovës ende nuk e kanë pranuar edhe Spanja, Sllovakia dhe Qipro.