February 2, 2023
Portali Shprehja

Kurti: Marrëveshja mund të arrihet, duhet më shumë trysni mbi Serbinë

Kryeministri Albin Kurti, gjatë konferencës për media me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, u pyet nga gazetarët, edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se presidenti amerikan, e ka thënë shumë qartë që Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë.

Kryeministri Kurti u shpreh se SHBA dhe shtetet e BE-së, duhet t’i bëjnë trysni shtesë Beogradit zyrtar për të pranuar një marrëveshje të tillë.

“Kosova është shtet normal dhe ka shënuar hapa të mëdhenj në këto dy vitet e fundit”, tha ai, duke shtuar se “vendi ka stabilitet institucional”.

Por sipas Kurtit, fakti që Kosova është shtet normal, nuk do të thotë që edhe marrëdhëniet janë normale me fqinjin verior.

“Ka nevojë për një marrëveshje që i normalizon marrëdhëniet dhe kjo duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër”, tha ai.

Ai u shpreh se beson se kjo është e mundur sepse beson në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së, që të bëjnë trysni shtesë mbi Beogradin.

“Kanë mjaftueshëm fuqi që të bëjnë trysni në Beograd që të kemi marrëdhënie normale me një marrëveshje të tillë, e cila do ta bënte përfundimisht njohjen reciproke”.

Ai foli edhe për deklaratat e presidentit serb se nëntë shtete kanë hequr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Asnjëri prej pretendimeve që e kanë thënë në Beograd nuk është vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme”, tha Kurti./RTK

Të Ngjajshme

U kap brenda “shtëpisë së barit”, 19 vjeçari shqiptar dënohet me burg në Angli

admin

Bekim Jashari largohet nga politika

admin

Zelensky pritet të takohet me Biden në Poloni

admin

Leave a Comment