August 16, 2022
Portali Shprehja

Kurti, pas takimit me Blinken: Kërkuam më shumë investime amerikane në Kosovë

Ka përfunduar takimi ndërmjet Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti me Sekretarin e Shetetit Antony Blinken në Uashington. Pas takimit, Kurti ka deklaruar se nga Blinken kanë kërkuar më shumë investime në Kosovë dhe rritje të shkëmbimit tregtar mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Kërkuam nga Sekretari Blinken investime amerikane në Kosovë dhe ta rrisim shkëmbimin tregtar mes dy vendeve tona”, tha Kurti për transmetuesin publik nga Uashingtoni, raporton Gazeta Express.Sipas Kurtit, takimi me Blinken ishte i përzemërt.

“Takimi që patëm me sekretarin Blinken bashkë me zonjën Presidente, ishte takim shumë i përzemërt dhe dëshmon raportet e shkëlqyera mes Kosovës dhe SHBA-së”, tha tutje kryeministri.

Po ashtu, Kurti tha se Blinkenit i treguan edhe për Kosovën si rrëfim suksesi, si rezultat i dy faktorëve.

“Treguam se si Kosova është rrëfim suksesi në mënyrë të dyfishtë, si rezultat i ndërhyrjes së NATO-s dhe së dyti i një demokracie cilësore që shkon bashkë me zhvillimin ekonomik”, deklaroi ai.

Sipas Kurit, shteti “jo i madh” i Kosovës është një shembull i madh se demokracia dhe zhvillimi ekonomik shkojnë bashkë dhe jo ndaras, siç sipas tij, pandehin disa.

Të Ngjajshme

“Më kanë vjedhur tre pasaporta”, Trump akuzon agjentët e FBI-së pas bastisjes së zyrës

admin

Dënohet mësuesi shqiptar në Angli, u kap me 275 mijë paund për trafikim kanabisi

admin

Ndahet nga jeta gazetari i njohur nga Kosova (FOTO)

admin

Leave a Comment