July 3, 2022
Portali Shprehja

Kurti priti në takim deputetin gjerman Volkmar Klein

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Tact Watches

Kurti me këtë rast njoftoi Klein mbi të arriturat gjatë një viti qeverisjeje, në veçanti për reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin e indikatorëve ekonomikë dhe demokratikë, që kanë ndikuar në krijimin e kushteve më të mira për investime nga investitorët potencialë.

Deputeti Klein e përgëzoi kryeministrin Kurti për qeverisje të mirë dhe shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit gjerman për anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe ndihmën për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Volkmar Klein është përfaqësues i Unionit Kristian Demokrat (CDU) në Parlamentin gjerman që nga viti 2009.

.

Të Ngjajshme

Mbytet një 14 vjeçar në liqenin e Berovës

“Kurseni energji”, Gjermania paralajmëron qytetarët për mungesë të gazit

Nëse ju enjten gishtat vuani nga kjo sëmundje

Leave a Comment