Kurti: Qeveria në detyrë e përkushtuar për të kontrolluar përhapjen e pandemisë

loading...

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar dje Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ku u diskutua situata e krijuar nga pandemia COVID-19.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë e njoftoi Ambasadorin Grondahl për masat e reja të Qeverisë të cilat për qëllim kanë parandalimin e shpërndarjes e virusit Corona.

Në prag të javëve më kritike në luftën kundër përhapjes së shpejtë të sëmundjes, kryeministri në detyrë Kurti theksoi përkushtimin e tij dhe Qeverisë për të kontrolluar në mënyrë sa më të suksesshme lakoren e përhapjes së pandemisë.

Sipas komunikatës së Qeverisë, ai gjithashtu rikujtoi rëndësinë e një bashkëpunimi gjithëpërfshirës në këtë drejtim, me ç’shkas kryeministri në detyrë Kurti ka telefonuar kryetarët e 38 komunave të Kosovës me të cilët ka diskutuar problemet dhe vështirësitë e tyre në përballje me pandeminë COVID 19, si dhe nevojën dhe format e mbështetjes nga Qeveria në detyrë.

Shpërndaje në:
loading...

Të ngjajshme

Gjatë parkimit të veturës, gjyshi lëndon nipin

shprehja

29 raste të reja me Covid-19, shërohen 6 pacientë

shprehja

Në Idlib të Sirisë hyn në fuqi armëpushimi

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë