March 21, 2023
Portali Shprehja

Kurti: Trajtojmë 15 modele për asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këshilltarët e tij dhe disa nga ministrat janë duke trajtuar 15 modelet për Asociacionin që emisari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ia ka ofruar atij. Kurti tha se nga këto modele të trajtimit të pakicave kombëtare në Bashkimin Evropian, do të shohin të marrin elemente që edhe pakicat në Kosovë të jenë në nivelin e duhur. Por nënvizoi se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit. Kurti tha se para takimit të së shtunës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të dihet agjenda dhe pikat përmbajtjesore që do të diskutohen.

“Para të shtunës ne do ta dimë agjendën dhe pikat përmbajtjesore se çka do të diskutohet atje. Në kuadër të diskutimit të planit të zbatimit për marrëveshjen tashmë të dakorduar sipas propozimit evropian, pa u ndryshuar asgjë”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare, përndryshe jeta do ju shkoj për kot!

Një metodë japoneze na tregon mënyrën që çliron stresin dhe dhimbjet duke shtypur gishtat e dorës

Mos i tregoni askujt gjëra për jetën tuaj, pasojat mund të jenë të rënda!

Leave a Comment