Kurtishi: Hoxhallarët të ligjërojnë për bixhozin, arsimtarët të jenë model për nxënësit

Sot në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” në Alsat u diskutua mbi atë se sa në vendin tonë ka aktivitete edukuese sa i përket bixhozit dhe pasojave nga bixhozi.

Sipas të ftuarve familja është shtyllë nga ku fillon edukimi i fëmijëve por roli i arsimtarëve, shkollave, organizatave rinore dhe shtetit nuk duhet anashkaluar.

Emir Kurtishi sugjeron që edhe klerikët, hoxhallarët duhet ta bëjnë pjesën e tyre sa i përket edukimit të masës.

“Edhe roli i klerikëve tanë, sidomos hoxhallarëve por edhe tjerëve, mund të luan një rol aktiv, konstruktiv në shoqëri. Të edukohen në atë frymën e fesë. Në ligjeratën e të premtes, hoxha mund të mbajë një ligjeratë me këtë temë”, theksoi Emir Kurtishi.

Kurtishi theksoj se çdo person është produkt i familjes dhe shoqërisë andaj duhet pasur kujdes në mënyrën se si fëmijët edukohen në familje por edhe në shkollë. Ai thotë se është dukuri shqetësuese që vetë arsimtarët që janë në kontakt direkt me nxënësit praktikojnë bixhozin dhe lojërat e fatit, e me këtë japin një rol model të gabuar.

“Ne jemi produkt i familjes tonë, i shoqërisë tonë, por ne jemi produkt edhe i arsimtarit të shkollës fillore. Nëse mund të vëreni te fëmijët mund të luajnë rolin e arsimtarit në shtëpi, ta imitojnë arsimtarin. Ne kemi arsimtarë nëpër shkollat fillore apo në ato të mesme që rrijnë me tiketa në xhep. Çfarë edukimi mund të marrin prej tyre?”, ka theksuar Kurtishi.

Meqë ka kohë që diskutohet dhe kërkohet nga Lëvizja Anti-Bixhoz dislokimi i kazinove dhe bastoreve 3 kilometra larg vendbanimeve, e një gjë e tillë nuk po ndodh, Emiri sugjeron që një opsion mund të jetë rritja e taksës për lojrat e fatit.

“Disa shtete, politika e tyre është drejtuar në rritjen e taksës sa më të madhe të këtyre lojrave, duke kufizuar kështu përfitimin. Në qoftë se Maqedonia mendon se ka humbje me mbylljen e lojrave të fatit, bastoreve, kazinove, le ta rritë taksën atëherë, që do të sjellë mbushjen e buxhetit”.

.

Të ngjajshme

Përpjekje për parashikimin e autizmit para shfaqjes së simptomave

shprehja

“Syri i Popullit”, , momenti kur policia nxjerr nga salla Avni Llumnicën (VIDEO)

shprehja

Shtyhen zgjedhjet në Rusi për shkak të koronavirusit

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë