![Kusari-Lila tenton ta bind deputetin Shabani të votojë në linjë me shumicën](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/07/448778687_3750502728549066_4983693792655262286_n-1333x1000-1-1000x600-850x560.jpg)
Kusari-Lila tenton ta bind deputetin Shabani të votojë në linjë me shumicën
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2024/07/448778687_3750502728549066_4983693792655262286_n-1333x1000-1.jpg)
Gjatë votimit të Projektligjit për letërnjoftimin, në momentin kur në votim u hodhën 13 amendamentet e mbështetura nga komisioni funksional për këtë projektligj në votim nuk mori pjesë deputeti nga radhët e komunitetit boshnjak, Bahrim Shabani.
Kryetarja e grupit parlamentar të mazhorancës, Mimoza Kusari-Lila provoi ta bindë Shabanin që të votoj për. Në ndihmë Kusari-Lilës i erdhi edhe deputeti Dimal Basha. Përkundër insistimit të tyre, Shabani bashkë me 3 deputetë të tjerë, abstenuan.
Duke qenë së në votim morën pjesë 61 deputetë, projektligji kaloi.