23.6 C
Skopje
September 22, 2019
Informacione Vendi

Kush është grupi që grabiti NLB Bank në Shkup, policia ka informata?!

Për tre muaj ndodhën dy grabitje në bankën NLB.

Para tre muajve në Çair u vodhën 150 mijë euro, ndërsa deri tani nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po punohet ende që të kapen keqbërësit.

Dje u grabit edhe banka NLB në Saraj ndërsa ende vazhdon kërkimi për kapjen e grabitësve.Ministri Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve se deri ku kanë arritur hetimet për kapjen e autorëve, tha se nuk mund të japë shumë detaje por mendohet të jetë një grup grabitësish me nënshtetësi të ndryshme.

“Ky është rasti i tretë nga viti i kaluar dhe tani, kur bëhet një grabitje bankare. Kur bëhet fjalë për plaçkitje të armatosura, mënyra e grabitjes është e njëjtë, ne kemi veçmë indicie për grupin, është grup e përzier nuk bëhet fjalë vetëm për shtetas maqedonas”, u shpreh Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski përmendi edhe grabitjet e punëtoreve që bëhen nëpër banka ku tha se ka pasur edhe raste të tilla.

“Megjithatë, nuk mund të zbuloj më shumë detaje për këtë për shkak të hetimit. Përndryshe, kur është fjala për bankat, përveç grabitjeve të armatosura, kemi pasur grabitje që bëhen edhe nga ana e punonjësve”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Grabitja e fundit ishte në Saraj ku në mes të ditës katër persona me maska dhe automatik hynë brenda Qendrës Tregtare në Saraj ku është edhe banka NLB dhe në kërcim të armës morën me vete 115 mijë euro, siç njoftuan nga komunikata zyrtare e bankës.

Në këtë grabitje nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëshmitarët thonë se aksioni nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta.

Dy grabitjet për 3 muaj bankës NLB në dy vende të ndryshme i shkaktuan dëm prej 265 mijë eurove.

Në komunikatën e djeshme nga Banka thanë se klientët i kanë të siguruar mjetet e tyre./TV21

Artikuj të ngajshëm

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

shprehja

Parafushata s’mund të ndalet, PZAP e hedh një ankesë si të palejuar

shprehja

Kërkohet dorëheqja e ministrit dhe një drejtori të Qeverisë së Zaevit

shprehja