September 27, 2022
Portali Shprehja

Kush është kryeministrja e re e Britanisë së Madhe/ Ndjekëse e ‘Zonjës së Hekurt’

Liz Truss zgjidhet kryeministre e Britanisë, duke u shënuar në histori si gruaja e tretë pas Margaret Tharcher dhe Theresa May që do të drejtojë qeverinë britanike dhe Partinë Konservatore.

47-vjeçarja fitoi garën përballë ish-sekretarit të Thesarit Rishi Sunak.

Por kush është Liz Truss, një politikane e cila përshkruhet se sillet dhe flet ashtu sikundër duan të tjerët. Liz Truss ka studiuar në Universitetin e Oxford për filozofi, politikë dhe ekonomi.

Që kur ishte studente ishte presidente e grupit të Liberal Demokratëve të Universitetit të Oksfordit dhe mbështeti legalizimin e kanabisit.

Pasi u diplomua ajo iu bashkua Partisë Konservatore, edhe pse u rrit nga prindër që mbështesnin Laburistët.

Në vitin 2006 ajo u zgjodh këshilltare në Greenwich përpara se të bëhej deputete për South Ëest Norfolk në 2010.

Nën qeverisjen e David Cameron, Theresa May dhe Boris Johnson, 47-vjeçarja ka shërbyer si ministre e Edukimit, Sekretare e Shtetit për Mjedisin, sekretare e Drejtësisë, Thesarit, Raporteve Ndërkombëtare Tregtare.

Ajo ka qenë edhe ministre për Gratë dhe Barazinë e së fundmi shërbeu si Sekretare e Jashtme.

Liz Trusa mbështetin qëndrimin që Britania të qëndronte në Bashkimin Europian, por pas referendumit ajo nisi të mbështesë fuqishëm procesin Brexit.

Kritikët thonë se ajo rrezikoi një luftë tregtare me Bashkimin Evropian për ngërçin me protokollin e Irlandës së Veriut, kur donte të anulonte pjesë të mëdha të marrëveshjes.

Ajo është një nga anëtarët më jetëgjatë të konservatorëve dhe shpeshherë vlerësohet se është pasuese dhe ndjekëse e  Margaret Thacher, madje edhe në foto e veshje të kujton ‘zonjën e hekurt’.

Teksa shërbeu si Sekretare e Jashtme, Truss është bërë gjithnjë e më aktive në mediat sociale, duke treguar fuqishëm udhëtimet e saj diplomatike me avion nëpër botë. Qëndrimi i saj ndaj Putin dhe Rusisë ka çuar në një rritje të popullaritetit brenda konservatorëve.

Por kur vendi përballet me inflacionin dhe krizën energjetike pritet të shihet se cili është plani i kryeministres për të ndihmuar familjet britanike./euronews.al/

.

Të Ngjajshme

Aksident zinxhiror në qendër të Shkupit, përfshihen pesë makina

admin

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Leave a Comment